Rummenigge: Covid-19 mund të jetë pozitiv për futbollin, iu tregoj arsyen...!

Rummenigge: Covid-19 mund të jetë pozitiv për futbollin, iu tregoj arsyen...!

19:26, 03/04/2020

Koronavirusi ka shkaktuar kaos jo vetëm në botën e futbollit por edhe në jetën e përditshme të njerëzve anembanë botës.

Por ka personazhe që mendojnë ndryshe, së fundmi presidenti i Këshillit të Administrimit të Bajern Mynihut, Karl-Heinz Rummenigge, e sheh gotën gjysmë plot.

“Kjo krizë mund të jetë një mundësi e madhe për futbollin. Rrogat dhe çmimet e kartonëve në vitet e fundit ishin rritur për keq. Kriza e koronavirusit do të çojë në frenimin e këtyre rritjeve të çmendura. Të gjithë ata që duan sportin tonë po presin ditën se kur do të luajnë sërish. Rikthimi te loja mund të jetë një kontribut i rëndësishëm për rikthimin në normalitet”, përfundoi Rummenigge.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco