Silva: Më hapën derën në momentet më të vështira të karrierës, do të rikthehem te...

Silva: Më hapën derën në momentet më të vështira të karrierës, do të rikthehem te...

18:21, 03/04/2020

E ardhmja e Thiago Silvas tek PSG , është  në dyshim.

Në skadim të kontratës në fund të sezonit, mbrojtësi brazilian do të dëshironte ta vazhdonte dhe më tej aventurën te parisienët. Një dëshirë që duket e pamundur, pasi drejtuesit e klubit francez nuk kanë këtë mendim.

I ndodhur në Brazil prej disa ditësh, pasi vendosi të largohej nga Parisi, për shkak të pandemisë së koronavirusit, Silva pati një një bashkëbisedim me ish-futbollistin Caio Ribeiro në  kanalin “SporTV “.

Image

Mbrojtësi 35 vjeçar shprehu dëshirën për të veshur edhe një herë fanellën e Flumineses përpara se të mbyllte karrierën: “Është dëshira ime sepse në njërin nga momentet më të vështira të karrierës sime, Fluminense më hapi derën.  Nuk e di se kur do të rikthehem, por jam i bindur se do ta vesh sërish një ditë fanelën e Fluminenses”, u shpreh futbollisti Tiago Silva.

Kujtojmë që në vitin  2005 kur ishte pjesë e Dinamos së Moskës, Silva u diagnostikua me turbekuloz dhe kur të gjithë ia kishin mbyllur dyert, Fluminense ia hapi ato dhe e bëri pjesë të skuadrës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco