Harron gjyshin dhe babain, Daniel Maldini: Ky është futbollisti që adhuroj...

Harron gjyshin dhe babain, Daniel Maldini: Ky është futbollisti që adhuroj...

17:09, 03/04/2020

Daniel Maldini ka zbuluar disa detaje të karrierës së deritanishme.

Nëpërmjet profilit zyrtar në Instagram, mesfushori i talentuar i kuqezinjve ka folur edhe për idhullin e tij të fëmijërisë.

 “Një nga idhujt dhe modelet e mia në futboll ka qenë gjithmonë adhurusi, Ronaldinho”, u përgjigj shkurtimisht Daniel Maldini duke harruar gjyshin Cesare dhe babain e tij Paolo Maldinin.

“Për mua kjo është një përgjegjësi e rëndësishme, por jam mësuar të përballem me këtë presion. Për mua, përfaqësimi i dinastisë është krenari dhe nder. Ngjyrat kuqezinj janë një simbol i familjes sime".

Talenti i Milanit shpjegoi se si është sot dhe njoftoi se e ka lënë pas “Coronavirus”: “Jam mirë, nuk përjetoj më simptoma dhe po vazhdoj me stërvitjet në shtëpi".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco