Gjest për t'u vlerësuar nga futbollisti i Brescias

Gjest për t'u vlerësuar nga futbollisti i Brescias

16:45, 03/04/2020

Brescia është një nga qytetet italiane më të prekura nga pandemia e koronavirusit.

Numri i viktimave dhe të infektuarve në këtë zonë të Lombardisë janë të shumtë . Çdo gjë është mbyllur dhe njerëzit janë të izoluar në shtëpi.

Dhe duke parë situatën në të cilën ndodhet komuniteti ku ai jeton,  utbollisti i Brescias, Dimitri Bisoli, ka vendosur që t’iu bëjë pazarin personave, të cilët janë në vështirësi.

Gjest ky shumë i mirë nga futbollisti, që ndryshe nga të tjerët ka vendosur të sfidojë karantinimin dhe të ndihmojë të tjerët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco