'Martinez refuzoi Real Madridin në moshën 18-vjeçare'

'Martinez refuzoi Real Madridin në moshën 18-vjeçare'

16:13, 03/04/2020

Lautaro Martinez është një nga lojtarët më të spikatur te skuadra e Interit. Sulmuesi argjentinas para se të ndalohej kampionati kishte arritur të shënonte 16 gola me fanellën e zikaltërve.

Paraqitjet e tij nuk kaluan pa u vënë re, pasi shumë klube të njohura kanë shfaqur imteres për të, veçanërisht Barcelona. Katalanasit po bëjnë ç’mos për të patur 22 vjeçarin pjesë të saj.

Mirëpo, kjo nuk është hera e para që një skuadër e madhe e La Ligas interesohet për Martinez.

Këtë gjë e ka zbuluar Víctor Blanco, presidenti i Racing Santander, i cili është shprehur se Real Madrid ka dashur që ta transferojë sulmuesin kur ai ishte 18 vjeç.

“Kur ishte në ekipin e të rinjve dhe ishte 18 vjeç, Lautaro i tha jo Real Madridit”, ka deklaruar Blanco.

“ Ata i kërkuan që t'i bashkohej Realit, i ofruan një huazim me mundësi blerjeje. Megjithatë, ai e hodhi poshtë këtë mundësi sepse donte të kishte sukses në Racing para se të dilte jashtë. I kishte të qarta objektivat e tij”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco