I afërmi me Koronavirus, futbollisti i Vllaznisë bën testin dhe futet në karantinë

I afërmi me Koronavirus, futbollisti i Vllaznisë bën testin dhe futet në karantinë

15:56, 03/04/2020

Koronavirusi vazhdon të shpërndahet edhe në vendin tonë, teksa ditën e sotme është vënë re një rritje e numrit të rasteve të reja. 

Rekordin e mbante qyteti i Shkodrës me 12 të infektuar, ndërsa së fundmi bëhet e ditur se një nga ata që ka rezultuar pozitiv me COVID-19, është i afërm i futbollistit të Vllaznisë, Ndriçim Shtubina.

Për këtë arsye, edhe sulmuesit shkodran i është bërë testi dhe tashmë është në pritje të përgjigjes me shpresën që të dalë negativ.

Ndërkohë, futbollisti do të marrë të gjithë masat, teksa edhe pse në këto ditë ka qenë i izoluar, tashmë do t’i duhet t’i nënshtrohet një karantine të plotë dhe me më shumë seriozitet për të qenë i sigurt se edhe nëse është i infektuar nga virusi, të mos e përhapë atë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco