Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Përplasja e ashpër e Ilir Metës dhe SPAK

Mjekët francezë sugjeruan të testojnë vaksinën në Afrikë, reagojnë Eto'o dhe Drogba: Bij k****sh

Mjekët francezë sugjeruan të testojnë vaksinën në Afrikë, reagojnë Eto'o dhe Drogba: Bij k****sh

15:31, 03/04/2020

Një deklaratë televizive e dy mjekëve francezë, që sugjeronin testimin e vaksinës së Koronavirusit në Afrikë, atje ku nuk ka as respiratorë dhe as maska, ka shkaktuar reagimin e ashpër të disa prej yjeve afrikanë të futbollit.

Deklarata e Jean Paul Mira, Shef i Shërbimit Reanimator në spitalin Cochin në Paris dhe Camilel Locht, drejtor i Inserm, janë cilësuar si raciste dhe kanë bërë xhiron e rrjetit, duke provokuar indinjatën e afrikanëve.

“Bij kur*ash, jeni copa m…. Afrika nuk është parku juaj i lodrave”, shkroi sulmuesi i njohur kamerunas, Samuel Eto’o, i cili ka pasur një karrierë të lavdishme në Spanjë e Itali, me klube si Interi e Barcelona, ku arriti të fitojë edhe Ligën e Kampionëve.

“Është absolutisht e pakonceptueshme, që duhet të vazhdojmë t’u durojmë. Afrika nuk është laborator testimesh, ndaj mos i merrni afrikanët për kavie. Liderët afrikanë kanë detyrimin të mbrojnë popujt e tyre nga konspiracione të tilla”, shkroi Didier Drogba.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco