Propozimi i 'çmendur': Premier League të luhet në Kinë

Propozimi i 'çmendur': Premier League të luhet në Kinë

15:15, 03/04/2020

Premier League mund të zhvendoset në Kinë për të përfunduar këtë sezon futbollistik. 

Është ky lajmi i bujshëm që vjen nga mediat britanike, burim që i referohet kërkesës që një klub i Premier League, emri i të cilit nuk zbulohet, i ka bërë Federatës Angleze të Futbollit.

Sugjerimi i veçantë ka baza konkrete, pasi aktualisht Kina është vendi më i sigurt në botë përsa i përket emergjencës së Koronavirusit, pasi e ka kaluar më herët këtë virus vdekjeprurës. 

Klubi anglez i ka bërë të ditur Federatës së Futbollit se për të shmangur skenarin më të keq të një humbjeje të madhe të financimeve nga të drejtat televizive, kampionati të zhvendoset në Kinë, ku tashmë duket se situata nga Koronavirusi është qetësuar.

Klubi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, raportohet të ketë thënë se duhet të bëhet njësoj siç ndodh me turneun e verës dhe ndeshjet të luhen në Azi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco