Lion-Juventus solli Koronavirusin në Francë, por dyshohet edhe për PSG-Dortmund

Lion-Juventus solli Koronavirusin në Francë, por dyshohet edhe për PSG-Dortmund

14:38, 03/04/2020

Covid-19 në Francë, sipas një ish-mjeku të klubit të Lion, e ka sjellë Juventusi. 

Ndeshja e Champions League, Lion-Juventus, konsiderohet si “ndeshja zero”, ashtu siç është konsideruar sfida Atalanta-Valencia. 

“Kjo ndeshje nuk duhej zhvilluar, solli në Lion shumë tifozë nga e gjithë Italia, jo vetëm nga Piemonte, që deri në atë kohë nuk konsiderohej si një zonë e kuqe”. 

Kështu është shprehur Marcel Garrigou-Grandchamp, ish-mjeku i Lion në një intervistë për “L’Equipe”. 

Kjo teori është hedhur poshtë nga vetë "L’Equipe" që citon një studim të bërë nga Agjencia Mjekësore në Lion, e cila saktëson se numri i të infektuarve nuk lidhet më këtë ndeshje.

Ndryshe nga “L’Equipe”, e përditshmja tjetër sportive, “Le Parisien”, po heton se shkak për përhapjen e shpejtë të Koronavirusit mund të jetë ndeshja PSG-Borussia Dortmund, ku ultras të klubit francez u mblodhën të shumë në numër për të ndjekur dhe festuar suksesin jashtë stadiumit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco