'Mbyllni kampionatin në fushë!'/ FSHF merr urdhrin nga UEFA

'Mbyllni kampionatin në fushë!'/ FSHF merr urdhrin nga UEFA

10:42, 03/04/2020

Organi më i lartë i futbollit në Europë, iu ka dërguar nga një letër 56 federatave pjesmarrëse, mes tyre edhe FSHF-së, duke ia bërë të qartë dhe duke kërcënuar hapur të gjithë ata që do të ndjekin shembullin e Belgjikës, e cila mbylli zyrtarisht kampionatet e saj.

Në letrën e dërguar nga UEFA kërkohet që të gjithë aktorët të kenë durimin për të mbyllur këtë sezon në fushën e lojës, teksa iu bëhet qartë që vendet që do të vepronin në mënyrë tjetër, rrezikonin pjesëmarrjen në Kupat e Europës për edicionin e ardhshëm.

“Meqë pjesëmarrja në kompeticionet e klubeve të UEFA-s përcaktohet nga rezultati sportiv i arritur në fund të një kampionati kombëtar të plotë, një mbyllje e parakohshme do të hidhte dyshime mbi plotësimin e këtij kushti. UEFA rezervon të drejtën të vlerësojë përputhshmërinë e klubeve që do të pranohen në kompeticionet e edicionit 2020-2021, në përputhje me rregulloret përkatëse të garave.

Ne e dimë se sa ju të gjithë ndani me ne parimet bazë të sportit tonë dhe ndjejmë mbështetjen tuaj në misionin tonë për të mbrojtur integritetin e kompeticioneve të tij”, shkruhej në letrën e UEFA-s dërguar të gjitha federatave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco