Pele e thotë për herë të parë se me cilin ekip është tifoz

Pele e thotë për herë të parë se me cilin ekip është tifoz

09:41, 03/04/2020

Kurrë nuk do të ketë konsensus se kush është futbollisti më i mirë në historinë e futbollit, megjithëse të gjithë jemi dakord që Edson Arantes do Nascimento, i njohur në të gjithë botën si Pele, është pa dyshim njëri prej tyre.

“Ylli” brazilian, tashmë 79-vjeçar, kaloi gati 20 vjet të karrierës së tij sportive te Santosi (midis 1956 dhe 1975) para se të largohej zyrtarisht në New York Cosmos, në vitin 1977.

Sidoqoftë, përkundër asaj që dinë të gjithë, Pele zbuloi për herë të parë se nuk është tifoz i Santosit, por i Vasco da Gamas. 

“Shumica e miqve të mi dhe miqtë e babait tim ishin të gjithë nga Corinthiasi. Nuk e di pse u largova nga Vasco (da Gama). Jam tifoz i Vasco da Gamas”, shpjegoi ai në një intervistë me kanalin “Pilhado” në YouTube.

Çuditërisht, një nga golat më të rëndësishëm të karrierës së Peles, ai që ishte numër 1000, ishte një penallti ndaj Vasco da Gamas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco