Lojtarët e Atletico Madrid dhe trajneri Simeone paguajnë rrogat e punëtorëve të klubit

Lojtarët e Atletico Madrid dhe trajneri Simeone paguajnë rrogat e punëtorëve të klubit

08:18, 03/04/2020

Lojtarët dhe stafi i Atletico Madridit, përfshirë edhe trajnerin Diego Pablo Simeone, kanë hequr dorë nga 70% e pagës për aq kohë sa do të zgjasë kriza e Koronavirusit. 

Ata kanë vendosur gjithashtu të paguajnë pagat e punëtorëve të klubit, që kanë mbetur pa punë, për shkak të pezullimit të futbollit.

Ky gjest solidariteti ndihmon 430 punonjës të klubit. Ulja e pagave prek trajnerët dhe lojtarët e ekipit të parë, të skuadrës B dhe të skuadrës së parë të femrave dhe është frut i bashkëpunimit të brendshëm, që parashikon skenarë të ndryshën, në varësi të ecurisë së ngjarjeve.

Për pagat e punëtorëve të klubit do të kontribuojnë 50% stafi dhe lojtarët dhe 50% komiteti drejtues. 

Në këtë mënyrë, të gjithë të punësorit në klubin madrilen do të mund t’i marrin rregullisht pagat e tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco