Lajmi i fundit

Dosja ‘Xibraka’/ Gjykata: Olsi Rama (personi i paidentifikuar) solli trafikantët kolumbianë

Drejtori sportiv i Napolit tregon se përse firmosën me Rrahmanin

Drejtori sportiv i Napolit tregon se përse firmosën me Rrahmanin

23:19, 02/04/2020

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani arriti të bënte një hap të madh në karrierë.

Gjatë merkatos dimërore, 26 vjeçari firmosi me klubin e Napolit. “Të kaltrit” derdhën në arkat e Veronës 14 milion euro. Mirëpo, për ta patur pjesë të skuadrës ata duhet të presin verën, pasi mes Napolit dhe Veronës u ra dokord që Rrahmani të qëndrojë edhe për gjysmën e sezonit te veronezët.

Image

Drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli ka folur për këtë transferim, ndërsa e ka cilësuar atë si një mbrojtës të duhur për skuadrën.

" Morëm, Rrahmanin në janar sepse është shumë i zoti në markim, por gjithashtu di të dalë në fazën sulmuese nga prapavija. Kjo është diçka thelbësore për Gattuson.

Me një trajner si ai, i cili dëshiron gjithmonë ta nisë lojën nga mbrojtja, ne dëshironim që t’i siguronim lojtarë që i përshtaten ideve të tij”, deklaroi Giuntoli.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco