Gjest të madh por kërkoi të ishte në hije, Neymar dhuron 5 mln euro për Covid-19!

Gjest të madh por kërkoi të ishte në hije, Neymar dhuron 5 mln euro për Covid-19!

23:03, 02/04/2020

Neymar ka vendosur që t’i vijë në ndihmë familjeve të prekura nga Coronavirus, që ka pushtuar të gjithë Botën, me mbi 1 milion njerëz të infektuar.

Mediet braziliane kanë bërë me dije se futbollisti ka bërë një gjest fantastik. Ai ka dhuruar 5 milionë euro për luftën kundër virusit. Ylli i PSG-së e ka bërë diçka të tillë javën e shkuar dhe donacioni i tij ka qenë i fshehtë.

Neymar nuk ka dashur që askush ta dijë. Ai i depozitioi në fondacionin e krijuar nga UNICEF që ka bashkuar të gjithë personat e famshëm që të ndihmojnë në këtë moment të vështirë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco