Del Piero: Dybala është lojtar i kompletuar

Del Piero: Dybala është lojtar i kompletuar

22:45, 02/04/2020

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero vlerëson, Paulo Dybalan dhe beson se tashmë ai është gati të mbajë shiritin e kapitenit. "Ai është kompletuar si lojtar".

Gjatë verës “La Joya u duk sikur po largohej nga Torino, me Manchester United dhe Tottenham Hotspur të gatshëm të paguanin për të. Mirëpo, Dybala vendosi të qëndrojë, madje arriti të fitonte vendin e titullarit në skuadër dhe u bënë sulmuesi më i mirë i ekipit.

Image

"Dybala e ka mbajtur shiritin e kapitenit disa herë këtë sezon dhe nëse kjo ka ndodhur, është sepse te Juventus e konsiderojnë atë të denjë për ta mbajtur," i tha Del Piero “Sky Italia”.

"Duke patur parasyshë atë çfarë ai ka arritur të jap në fushë dhe jasht saj, mendoj se Paulo e ka fituar pjekurinë. Ajo që ndodhi gjatë verës e tregon më së miri atë. Tregojë se sa është rritur.

" E dinim që e donte punën dhe sot ndjej se ai është kompletuar si lojtar."

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco