‘Të ndihmojmë njerëzit në nevojë’, Tevez: Futbollistët mund të jetojnë pa paga deri një vit

‘Të ndihmojmë njerëzit në nevojë’, Tevez: Futbollistët mund të jetojnë pa paga deri një vit

22:27, 02/04/2020

Sulmuesi i Boca Juniors, Carlos Tevez, iu ka kërkuar futbollistëve që të shkurtojnë rrogat e tyre, për të ndihmuar klubet që të përballojnë krizën financiare e shkaktuar nga koronavirusi.

Sipas argjentinasit, ky veprim duhet ndërmarrë nga futbollistët pasi ata mund të jetojnë edhe pa marr pagë deri një vit.

“Një futbollist mund të jetojë gjashtë muaj ose një vit pa marrë pagat.

“Klubet duhet të përfshihen. Ne duhet të ndihmojmë. Unë me kënaqësi do të shkoja të ndihmoja komunitetit për shembull duke gatuar apo dhe punë të tjera.

“Një shembull i madh do të ishte nëse ne të gjithë, futbollistë, aktorë, do të dilnim dhe ndihmonim lagjet e varfra, ku ka më shumë nevojë për ndihmë,” ka thënë Tevez ndër të tjera për American TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco