Futbolli i pezulluar prej Koronavirus, Son shkon në Kore për të kryer shërbimin ushtarak

Futbolli i pezulluar prej Koronavirus, Son shkon në Kore për të kryer shërbimin ushtarak

22:02, 02/04/2020

Futbollisti Koreano-jugor i Tottenhamit, Son Heung-min është i vendosur që ta kryej shërbimin ushtarak prej 4 javësh në vendlindjen e tij.

Son ka mbërritur në Seul me prindërit e tij të dielën, dhe tani do t’i kalojë 14 ditë në karantinë. Dhe pas përfundmit të vetë-izolimit, sulmuesi ka kërkuar që të kryej shërbimin ushtarak të detyrueshëm në Kore.

Mirëpo, duke e ditur faktin se Premier League është pezulluar deri më 30 prill, ai u ka kërkuar drejtuesve të Tottenham që të ketë mundësinë që ta shtyjë më shumë qëndrimin në Kore.

Image

 

27 vjeçari kishte arritur të evitonte shërbimin ushtarak të detyrueshëm prej 21 muajsh pasi udhëhoqi kombin e tij drejt medaljes së artë në Lojërat Aziaktike në vitin 2018.

Sipas ligjit të Koresë së Jugut, para moshës 28 vjeçare, duhen kryer 21 muaj shërbim ushtarak, përveç nëse fitoni një përjashtim.

Fitorja në Lojërat Aziatike i dha një përjashtim Son, por i duhet të përfundojë edhe një regjim të shkurtër prej katër javësh.

Ai do te jetë pjesë e forcave më të afta të sigurisë në vend dhe do të stërvitet me ta nën rregulla të qarta dhe rigoroze. Ai do të bashkohet me trupat e Marinës në datën 20 prill dhe do vazhdojë për një muaj të tërë stërvitjen në një prej ishujve të vendit aziatik.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco