Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Zanetti: Shpresoj që Martinez të qëndrojë për shumë kohë tek Inter!

Zanetti: Shpresoj që Martinez të qëndrojë për shumë kohë tek Inter!

20:51, 02/04/2020

Lautaro Martinez është një nga lojtarët më të spikatur te skuadra e Interit. Sulmuesi argjentinas para se të ndalohej kampionati kishte zhvilluar një sezon fantastik me zikaltërit, duke qenë vendimtarë në shumë ndeshje.

Kjo gjë bëri që klubi i Barcelonës të shfaqte interes për Martinezin, madje duke ofruar dhe 4 lojtarë për të përfituar shërbimet e Martinezit.

Mirëpo zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti në një intervistë për “El Toro” është shprehur se skuadra nuk ka asnjë qëllim për ta larguar sulmuesin. “Më vjen mirë dhe kam kënaqësi të flas për Lautaro Martinezin sepse e kam ndjekur prej vitesh. Ai ishte lojtari më premtues i futbollit argjentinas. Fola me Diego Militon dhe vendosëm se Lautaro kishte një vlerë të jashtëzakonshme.

Tani është një pikë referimi për Interin, për kombëtaren dhe është vetëm 22 vjeç. E shoh të lumtur kur stërvitet dhe kur luan. Shpresoj që të qëndrojë akoma për shumë kohë tek Interi”, ka thënë legjenda e Interit. Ai foli gjithashtu edhe për mundësinë e rikthimit në fushën e lojës për vazhdimin e kampionateve.

“Është e vështirë ta mendosh këtë gjë. Duhet të qëndrojmë edhe për shumë ditë të mbyllur në shtëpi. Shëndeti ka më shumë rëndësi se gjithçka”, përfundoi ish-kapiteni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco