Kampionati qershor-korrik dhe ndeshje teke në Kupë, FSHF zbulon planin

Kampionati qershor-korrik dhe ndeshje teke në Kupë, FSHF zbulon planin

19:09, 02/04/2020

Koronavirusi ka pezulluar gjithçka momentalisht, teksa futbolli ende nuk dihet se kur do të rinisë duke parë se situata nuk është aspak e mirë.

Edhe në Shqipëri futbolli është pezulluar, teksa një problem tjetër janë edhe financat në klubet shqiptare, pasi edhe qeveria ka vendosur të mos japë një ndihmë për këto.

Së fundmi për “Supersport”, ka folur shefi i garave në FSHF, Lysien Nurishmi, i cili është shprehur se UEFA ka thënë që kampionatet të nisin në fillim të qershorit dhe të përfundojë në fund të korrikut.

“Të gjithë e dimë që dje kishte një video-konferencë, ku janë dhënë direktivat e fundit. UEFA kërkon që kampionatet të mbyllen deri në fund të korrikut maksimumi deri në 3 gusht. Me mundësinë më të mirë kampionatet të fillojnë në javën e parë të qershorit. Ndërsa varianti më pesimist është të nisë kampionati në fund të qershorit dhe të mbyllet për një muaj. Çdo gjë do të vendoset pasi të shikojmë situatën”, tha Nurishmi.

 "Është menduar që Kupa të zhvillohet me ndeshje teke, dhe varianti është që të luhet në fushë neutrale dhe nga 5 ndeshje të kemi vetëm 3 ndeshje", tha zyrtari i FSHF-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco