Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Hidi: Dua të luaj akoma, trajneri më i mirë i kombëtares është...

Hidi: Dua të luaj akoma, trajneri më i mirë i kombëtares është...

18:40, 02/04/2020

Edhe pse për pak muaj mbush 40 vjeç, portieri i Bylisit Isli Hidi nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Me eksperiencën e tij, gardiani kryeqytetas e ka ndihmuar skuadrën ballshiote gjatë këtij sezoni, madje ka marrë edhe rolin e goleadorit te skuadra ballshiote në një intervistë për Supersport, ka folur për disa tema duke kujtuar edhe kohët që ka që ka qenë pjesë e kombëtares shqiptare.

“Vajza është një nga fanset e mia të zjarrta. Trajneri më i mirë që të ka drejtuar te Kombëtarja? Ka pasur shumë trajnerë, nuk mund t’i ndaj dot pasi secili ka skemat e tij, por mendoj Brigel.

Nuk e di se si do të vazhdojë situata. Dihet çfarë stërvitje mund të bësh në shtëpi, ndonjë shëtitje me biçikletë. Stërvitja në shtëpi është shumë larg asaj në fushë. Mendoj se kjo do të jetë shumë e vështirë për lojtarët. Nuk mund të them se jam golashënues.

E kisha si pikësynimi shënimin e golit para se të mbyllja karrierën. Ndjesia më e mirë është të shpëtosh ekipin se sa të shënosh. Çdo sportist ka dëshirën e tij që të jetë sa më shumë në fushë. E kam thënë edhe më herët, se po të ndihesh i gatshëm mund të vazhdosh. Ndihem mirë dhe do të vazhdoj”, theksoi në fund të fjalës së tij Hidi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco