Konfirmohet nga Ministri i Sportit: Plani është që Serie A të rinisë në maj

Konfirmohet nga Ministri i Sportit: Plani është që Serie A të rinisë në maj

17:14, 02/04/2020

Maji shihet si opsioni më i mirë për rinisjen e kampionatit Italian të futbollit. Që do të thotë se në fund të qershorit do të kemi një fitues të edicionit 2019/20 në Serie=A.

Lajmi është konfirmuar nga Ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora.

Nuk ka ndonjë datë, por nëse nuk rinis sezoni në fillim të majit, atëherë 20 maji duket si opsioni më real, gjithmonë nëse pandemia e koronavirusit zhduket.

“Do të ketë një plan të jashtëzakonshëm për rinisjen e sportit nga maji”, shtoi sot Ministri i Sportit.

“Kjo është kur shpresojmë të jemi jashtë urgjencës së koronavirusit dhe të fillojmë të mendojmë për të ardhmen. Sidoqoftë, në mënyrë që ne të rifillojmë në maj, na duhen të gjitha grupet sportive që të kenë burimet e nevojshme”.

“Kjo është arsyeja pse ne kemi thirrur një takim me Presidentët që përfaqësojnë pesë federata më të mëdha sportive, duke inkurajuar sugjerime se si Qeveria mund të ndihmojë botën sportive që është prekur nga kjo krizë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco