Boateng ‘shpërthen’ keq pas gjobës së Bayernit: Djali im nuk ishte mirë...

Boateng ‘shpërthen’ keq pas gjobës së Bayernit: Djali im nuk ishte mirë...

16:28, 02/04/2020

Jerome Boateng ka shpërthyer kundër gjobës financiare të vendosur nga Bayern Munich.

Ditën e djeshme mbrojtësi i përfaqësueses gjermane ka thyer rregullat e izolimit për shkak të Koronavirusit dhe ka dalë jashtë qytetit me makinën e tij Audi A9.

Por udhëtimi ishte i pafat për të, pasi për shkak të shpejtësisë së madhe, humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me barrierat anësore.

"Është e trishtueshme. Unë do të pranoj të gjitha llojet e gjobave, për sa kohë që ato janë të ligjshme. Jam i vetëdijshëm që me siguri ishte gabim të mos e informoja klubin për udhëtimin tim, por në atë kohë vetëm djalin tim kisha në mendje.

Ai nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Kur djali kërkon ndihmë nga babai i tij, është e qartë se ai hyn në makinë, pa marrë parasysh sa është ora. Për atë pranoj të gjitha llojet e gjobave. Në fund të fundit ai është djali im. Do të doja të shihja një baba të vetëm që nuk bën të njëjtën gjë në atë kohë, për të qenë pranë djalit të tij 4-vjeçar. Nëse kjo duhet ndëshkuar me gjobë, atëherë mirë", u shpreh Boateng për Bild.

Kostoja e dëmeve rritet në një total prej 25.000 euro dhe Bayern Munich nuk ngurroi të vepronte, duke e gjobitur me një shumë që do të shkojë në spitale, për të ndihmuar në luftimin e “Coronavirus”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco