Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Tek Napoli me 'dhimbje koke', Hysaj mund të largohet me parametra zero

Tek Napoli me 'dhimbje koke', Hysaj mund të largohet me parametra zero

16:25, 02/04/2020

Agjenti i Elseid Hysajt, Mario Giuffredi prej disa kohësh është shprehur se mbrojtësi shkodran do të largohet nga Napoli.

Interesimet për shqiptarin nuk mungojnë, teksa janë disa ekipe që duan të marrin shërbimet e futbollistit. Për këtë arsye, te Napoli kohët e fundit kishin menduar t’i rinovonin kontratën mbrojtësit, në mënyrë që të mos rrezikojnë ta humbin me parametra zero, duke ditur se kontrata e tij skadon në vitin 2021.

Megjithatë sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport” tashmë një rinovim duket shumë larg dhe rreziku që Napoli ta humbasë me parametra zero shtohet më shumë.

Në këtë mënyrë Napoli do të humbiste shumë nëse Hysaj largohet me parametra zero, duke ditur që në merkatot e kaluara ka pasur shumë interesime për të dhe Napoli mund të kishte fituar shumë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco