'Kam humbur njerëz të afërt'/ Mesazhi i kampionit të botës për të prekurit nga Koronavirusi

'Kam humbur njerëz të afërt'/ Mesazhi i kampionit të botës për të prekurit nga Koronavirusi

10:39, 02/04/2020

Anthony Joshua, kampioni i botës në peshat e rënda u ka dërguar mesazh inkurajues personave të prekur nga Koronavirusi, duke thënë se edhe ai ka humbur miq të ngushtë gjatë kësaj pandemie globale. 

Joshua nga karantina iu ka uruar shërim të shpejtë personave të prekur me Covid-19.

“Ju e keni përkrahjen time. Jam me ju në këtë ditë të vështirë dhe jemi duke bërë gjënë e duhur. Njerëzve që vuajnë nga pandemia e Koronavirusit iu uroj shërbim të shpejtë sepse ky virus nuk është shaka. Ne ende nuk kemi gjetur ilaç shërues.

Ndërsa atyre që kanë vuajtur dhe i kanë humbur më të dashurit për shkak të Koronavirusit, u them mbajeni kokën lart sepse e keni dashurinë dhe bekimin tim. 

Edhe unë kam humbur persona të afërt me të cilët punoja në stërvitje, miq të afërt, miq të miqve. Koronavirusi bëhet edhe më serioz kur t’i afrohet shtëpisë”, tha Joshua në një video-mesazh në rrjetet sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco