Ylli i NBA-së fiton luftën me Koronavirusin

Ylli i NBA-së fiton luftën me Koronavirusin

10:13, 02/04/2020

Kevin Durant dhe anëtarët e tjerë të Brooklyn Nets, nuk kanë më simptoma të Koronavirusit.

Këtë lajm të mirë e konfirmoi menaxheri i përgjithshëm i klubit të NBA-së, Sean Marks.

Nets dy javë më parë njoftuan se katër anëtarë të tyre kishin rezultuar pozitiv me Koronavirus dhe nuk treguan emrat e tyre, por vetë Durant njoftoi se ishte njëri prej tyre.

Ylli i NBA-së e ka fituar luftën dhe tani është shëruar nga Koronavirusi.

Edhe lojtarë të tjerë të NBA-së, që dihet se ishin infektuar, raportohet se janë shëruar nga COVID-19.

Rudy Gobert, i cili me veprimin e tij shkaktoi ndërprerje masive të të gjitha garave në SHBA, doli i shëruar javën e kaluar, ashtu si shoku i tij i skuadrës së UTE, Donovan Mitchell.

Nga COVID-19 janë shënuar edhe dy lojtarët e LA Lakers.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco