Dybala po lufton me Koronavirusin, Juventusi po mendon t'i zgjasë kontratën

Dybala po lufton me Koronavirusin, Juventusi po mendon t'i zgjasë kontratën

09:47, 02/04/2020

Ndërkohë që po lufton me Koronavirusin, sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, po punon në të njëtën kohë me drejtuesit e klubit për të zgjatur bashkëpunimin e tij me bardhezinjtë, duke qenë se kontrata aktuale përfundon në verën e vitit 2022.

Më pak se një vit më parë Dybala ishte në listën e atyre që duhej të linin Torinon, por këtë sezon ka treguar një formë të jashtëzakonshme dhe i ka bindur të gjithë se e meriton të mbetet shumë gjatë te Juventusi, ndaj edhe klubi dëshiron t’i zgjasë kontratën.

Sipas mediave italiane, negociatat kanë nisur tashmë dhe Juventus është gati t’i rritë pagën argjentinasit nga 6.5 milionë euro që merr aktualisht, në 9.5-10 milionë euro, bashkë me bonuset, në këmbim të një firme të vlefshme deri në verën e 2025-ës.

Gjithashtu, Nedved e Paratici i kanë bërë të ditur argjentinasit se në momentin që Chiellini do të vendosë të tërhiqet nga futbolli, shiriti i kapitenit do të jetë pikërisht në krahun e tij, diçka që ka joshur vërtetë shumë Dybalën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco