UEFA bën tolerime ndaj klubeve për rregullat e 'Fair Play-Financiar'

UEFA bën tolerime ndaj klubeve për rregullat e 'Fair Play-Financiar'

08:32, 02/04/2020

UEFA ka vendosur që, për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia e COVID-19, të zbutë qëndrimin e saj në lidhje me kriteret që duhet të plotësojnë klubet për respektimin e rregullave të “Fair Play-t Financiar”.

Komiteti Ekzekutiv i qeverisë së futbollit europian “ka pezulluar normat për licencat, që lidhen me përgatitjen dhe vlerësimin e deklaratave të ardhshme financiare të klubeve, ekskluzivizht për pjesëmarrjen në garat e UEFA-s për sezonin 2020-2021.”

Për sezonin e ardhshëm nuk do të jetë e nevojshme paraqitja e bilancit financiar, që gjithsesi do të llogaritet në analizën financiare të trevjeçarit.

Në vlerësimin e situatës financiare të klubeve do të merren në konsideratë rrethanat e veçanta që lidhen me emergjencën e Koronavirusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco