Injoron Guardiolën, Fabregas: Këta janë dy trajnerët më të mirë që kam punuar

Injoron Guardiolën, Fabregas: Këta janë dy trajnerët më të mirë që kam punuar

23:30, 01/04/2020

Arsene Wenger dhe Jose Mourinho janë këta të dy trajnerët më të mirë që Cesc Fabregas ka punuar gjatë karrierës së tij.

Këtë e ka zbuluar vetë mesfushori, i cili luan aktualisht në Ligue 1 me Monaco.

“Kam patur sigurisht trajnerët më të mirë në botë. Nuk do të dija kë të zgjidhja”, ka thënë Fabregas në një lidhje direkte në Instagram.

“Por nëse duhet të përmend dy emra, atëherë them Arsene Ëenger dhe Jose Mourinho”.

Gjatë karrierës së tij në Premier League, Fabregas ka fituar shumë, duke luajtur 306 ndeshje me Topçinjtë dhe 198 me Blutë londinezë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco