Zlatan Ibrahimovic hedh dyshimet mbi të ardhmen e tij tek Milan

Zlatan Ibrahimovic hedh dyshimet mbi të ardhmen e tij tek Milan

23:11, 01/04/2020

Zlatan Ibrahimovic në janar vendosi të rikthehej te Milan, duke firmosi një kontratë të afat shkurtër.

Në qershorë kontrata e Ibras me kuqezinjtë mbaron dhe “Gazzetta dello Sport” raporton se me shumë gjasa aventura e tij do të mbyllet me Milanin.

Mirëpo, ish-lojtari i Los Angeles Galaxy ende nuk e ka marrë vendimin e tij. Në një intervistë me të përditshmen suedeze Svenska Dagbladet , 38-vjeçari ishte mjaft i paqartë për të ardhmen e tij: “Të shohim. Nuk di ende se çfarë dua, çdo ditë po ndodh diçka e re. Kush do ta kishte parashikuar koronavirusin? Duhet thjesht të provojmë t’i gëzohemi jetës. Kam një familje me të cilën të merrem dhe ata janë mirë”, ishin fjalët e suedezit, të cilat në Suedi janë interpretuar edhe si një sinjal i tërheqjes së mundshme nga futbolli i luajtur.

Kujtojmë që, Zlatan Ibrahimovic shënoi katër gola dhe dha një asist në 10 ndeshjet e zhvilluara me Milanin që nga janari.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco