Giroud i përgjigjet Benzemas: Unë një makinë kart, por kampion bote

Giroud i përgjigjet Benzemas: Unë një makinë kart, por kampion bote

22:32, 01/04/2020

Oliver Giroud i është përgjigjur ish-shokut të tij të kombëtares, Karim Benzema.

Pak ditë më parë, Benzema ishte në një lidhje live në Instagram dhe një prej tifozëve e pyeti se kush është më i mirë mes teje dhe Giroud?

Përgjigjia e sulmuesit të Realit ishte: 'E lehtë për tu përgjigjur, nuk mund të krahasohet një makinë e Formula 1 me një makine kart. Unë jam makina e Formula 1', fjalë këto të Karim Benzema që me siguri si kanë pëlqyer aspak sulmuesit të Chelsea-t, Olivier Giroud i cili pasi priti disa ditë iu kundërpërgjigj lojtarit me një tjetër thumb.

'Unë një kart? Po një kart kampion bote', ishte pergjigja e Giroud.

Giroud me këtë përgjigje është referuar Botërorit të fituar me Francën në Rusi 2018, me 33-vjeçarin që ishte titullari i sulmit të gjelave në atë event madhor, ndërkohë që Benzema e ndoqi nga televizori.

Kujtojmë që Karim Benzema nuk grumbullohet në kombëtaren franceze që nga viti 2015, për shkak të çështjes Valbuena.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco