Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Në Bjellorusi luhet akoma futboll, reagojnë tifozët: Ndaleni, nuk shkojmë më në stadium

Në Bjellorusi luhet akoma futboll, reagojnë tifozët: Ndaleni, nuk shkojmë më në stadium

21:18, 01/04/2020

Bjellorusia është i vetmi vend në Europë që nuk ka vendosur ta ndërpresë kampionatin e futbollit, ndonëse Kontinenti i Vjetër është i gjithë në emergjencë pas përhapjes së shpejtë të COVID-19. Presidenti Lukashenko deklaroi pak kohë më parë se njerëzit në këtë vend duhej të pinin vodka dhe të bënin sauna për t’i bërë ballë virusit vdekjeprurës, duke minimizuar, në njëfarë mënyrë, pasojat që mund të sjellë.

Numri i të infektuarve është 163 dhe po rritet, çka ka bërë që të shtohet frika te futbollistët dhe tifozët. Fansat e Neman Hrodna dhe të Shakhtyor Saligorsk kanë kërkuar që kampionati të ndalet. Ata janë shprehur se nuk do të shkojnë në stadium, duke ftuar edhe tifozët e skuadrave të tjera që të bëjnë të njëjtën gjë. Sindikata Ndërkombëtare e Futbollistëve, FIFPro, pohon se lojtarët në Bjellorusi kanë shprehur shqetësimin e tyre për faktin se duhet të luajnë në një situatë delikate.

Kujtojmë që në Bjellorusi luajnë futbollistët shqiptarë, Elis Bakaj dhe Asdren Llullaku, i pari me Dynamo Brest dhe tjetri me Shakhtyor Soligorsk.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco