Dybala i ka shpjeguar Ronaldos se përse e urrejnë në Argjentinë

Dybala i ka shpjeguar Ronaldos se përse e urrejnë në Argjentinë

19:54, 01/04/2020

Paulo Dybala për fat të mirë është shëruar nga Covid-19 dhe tashmë është pjesë e mediave për të rrëfyer përjetimin e tij mbi këtë lloj virusi të frikshëm.

Dybala ka qenë lojtari i tretë i Juventusit i infektuar me koronavirus, pas Daniele Ruganit dhe Blaise Matuidi.

“Unë kollitesha dhe isha i lodhu, kisha shumë ethe. U përpoqa të qëndroja i qetë dhe ndoqa këshillat e mjekëve”, ka deklaruar Dybala.

Më tej argjentinasi, ka folur edhe për shokun e tij të skuadrës, Cristiano Ronaldon, të cilit thotë se i ka treguar pse nuk është i preferuar në Argjentinë.

“Kam biseduar me të disa herë në për tema të ndryshme. Një herë i thash, Cristiano, ne në Argjentinë ju urrejmë pak për shkak të mënyrës si luani, silleni… për argjentinasit Messi është numër një dhe ai e kishte të qartë pse nuk ishte shumë i dashur në vendim tim”.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco