Koronavirusi i merr jetën bejsbollit 30-vjeçar, njihej me nofkën ‘i pathyeshmi’. Flet gruaja e tij..

Koronavirusi i merr jetën bejsbollit 30-vjeçar, njihej me nofkën ‘i pathyeshmi’. Flet gruaja e tij..

19:18, 01/04/2020

Trajneri i bejsbollit, Ben Luderer është viktima e radhës prej koronavirusit në Neë Jersey, të SHBA-ve.

30-vjeçari, ka qenë pjesë e një ekipi bejsbolli të shkollave të mesme, që u shpall para disa vitesh kampion i kësaj kategorie, në Shtetet e Bashkuara.

Trajneri i ekipit të atyre viteve, Gerg Bulter, e përkufizoi Ben Luderer me nofkën “I pathyeshmi”. Butler u shpreh për mediat lokale se lajmi i vdekjes së Ben, e ka lënë të shokuar.

“Ironia e të gjithë situatës është këtu, ekipi që ishte “i pathyeshëm” mund të mposhtet nga një virus i padukshëm”, u shpreh ish trajneri.

Bashkëshortja e tij Brandy, u shpreh për mediat vendase se ajo testoi pozitive me koronavirusin e ri më 19 mars, dy ditë para se burri i saj të shfaqte simptomat e para. Të premten në mbrëmje, Ben shkoi me urgjencë në spital për trajtim dhe mjekët i kishin vendosur për disa çaste oksigjenin, në mënyrë që mushkritë e tij të qetësoheshin. Brandy, sqaroi se i shoqi, nuk kishte problem të tjera shëndetësore.

“U ktheva për të parë se çfarë mund të bëja për të. Unë u përpoqa aq sa mundem. Ai ishte djersitur shumë. Në orën gjashtë të mëngjesit kur shkova përsëri për ta parë ai kishte vdekur”, u shpreh Brandy.

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco