Gjest fantastik/ Coutinho dhuron 20 ton ushqime për njerëzit në nevojë

Gjest fantastik/ Coutinho dhuron 20 ton ushqime për njerëzit në nevojë

18:55, 01/04/2020

Koronavirusi ka shkaktuar kaos jo vetëm në futboll por edhe në jetën sociale ku njerëzit anembanë botës janë detyruar të qëndrojnë të izoluar për të parandaluar përhapjen.

Në këto ditë të vështira nuk ka munguar as solidariteti ku shumë futbollistë të njohur kanë treguar “zemrën e tyre të madhe”.

I radhës vjen nga Philippe Coutinho, lojtari i Bayern Munchen kartonin e të cilit e zotëron Barcelona. Braziliani ka vendosur të ndihmojë lagjet e varfra të Rio De Janeiro, qytetit ku ka lindur. Plot 20 ton ushqime janë gati të shpërndahen në zonën “do Riachuelo” të qytetit të famshëm brazilian, raporton e përditshmja spanjolle “Sport.es”.

“Para së gjithash, do të dëshiroja ta falënderoja Zotin që më krijoi kushtet për të ndihmuar të tjerët. Falënderoj gjithashtu të gjithë ata që kanë bashkëpunuar në një farë mënyre për ta bërë të mundur këtë veprim solidariteti. Ky është fillimi i një fushate të madhe. Shpresoj të vazhdoj të ndihmoj gjithmonë. Ndihma për nevojtarët është thelbësore për një botë më të mirë dhe të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë“, deklaron Coutinho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco