Laska: Nuk do marrim përsipër asnjë lloj pagese, jemi në prag të një kolapsi

Laska: Nuk do marrim përsipër asnjë lloj pagese, jemi në prag të një kolapsi

18:40, 01/04/2020

Vendimi i kryeministrit Edi Rama për të mos përfshirë në paketat e ndihmës financiare, futbollin shqiptar, nuk u prit mirë nga klubet.

Në një prononcim për “Supersport” foli edhe presidenti i Laçit Pashk Laska. Sipas numrit 1 të skuadrës kurbinase futbolli ka hyrë në një kolaps të madh.

“Nuk ka shumë rëndësi kjo pjesë, rëndësi ka kush do t’i paguajë futbollistët dhe kush do t’iu japë për të ngrënë. Unë iu kam komunikuar futbollistëve që me datë 11, klubi nuk merr përsipër asnjë lloj pagese. Unë e kam biznes privat dhe nuk mund të paguaj dikë që nuk punon.

Kryeministri? Unë jam i mendimit që ne të deklarojmë atë që paguajmë. Flas në emër të klubit tim. Klubi im funksionon në mënyrë të drejtë dhe paguan lojtarët, deklaron çdo pagë. Paguan rrogat, fjetjen, dietat. Me një dietë sa një punëtor i thjeshtë, nuk e besoj. Unë do iu drejtohem të gjithëve, shtetit, FSHF-së. Deri tani, nuk shoh asnjë dritë jeshile. As te Federata, as te shteti, mendoj se jemi para një kolapsi. Faleminderit”, përfundoi fjalën e tij presidenti i Laçit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco