Koronavirusi/ Anulohet një tjetër aktivitet i rëndësishëm sportiv

Koronavirusi/ Anulohet një tjetër aktivitet i rëndësishëm sportiv

18:27, 01/04/2020

Koronavirusi ka shkaktuar kaos në çdo aktivitet sportiv dhe jo vetëm.

Grand slam i Wimbledon zyrtarisht është anuluar për shkak të pandemisë së koronavirusit. Vendimi është marrë pak minuta më parë nga organizatorët e këtij turneu. Ëimbledon është më i rëndësishëm që zhvillohet në fushat me bar.

Turneu duhej të fillonte më 29 qershor (deri më 12 korrik), por për shkak të virusit vdekjeprurës është vendosur që ky turne të mos zhvillohet. Përgatitjet për këtë turne duhej të nisnin në fund të prillit, por frika nga koronavirusi ka bërë që situata të jetë alarmante në Londër dhe turneu të anulohet.

Kjo është hera e parë që ky turne nuk zhvillohet që prej vitit 1945.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco