De Bryne i mërzitur në izolim: Do të luaj edhe dy vite më tepër!

De Bryne i mërzitur në izolim: Do të luaj edhe dy vite më tepër!

16:21, 01/04/2020

Kevin De Bryne është një mesfushorët më të mirë në qarkullim. 28 vjeçari është një element i rëndësishëm për skaudrën e Manchester City-t dhe për kombëtaren belge.

Mirëpo siç duket, De Bryne nuk po e përjeton mirë izolimin në shtëpi. Ai është stresuar jashtë mase saqë ka marë vendimin ta shtyjë edhe me 2 vite më tepër fundin e karrierës së tij nga sa e kishte parashikuar fillimisht, siç ka treguar vetë mesfushori belg në një intervistë.

Image

“Unë i kam thënë gruas se do të luaj edhe më shumë futboll. Pas këtij izolimi, unë nuk mund të qëndroj më në shtëpi. I kam thënë gruas se do të luaj edhe dy vite më tepër se kisha menduar. Është koha për të luajtur futboll, më ka marrë malli për topin. Të rrish pa luajtur kaq gjatë është e vështirë, por tani futbolli nuk është gjëja më e rëndësishme. Njerëzit duhet të jenë të sigurt. Kishim shqetësime për tetë, ose nëntë ditë, por tani jemi më mire. Në një situatë të tillë, kurrë nuk e dini se çfarë do të ndodhë”, përfundoi një prej mesfushorëve më të mirë të globit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco