'Rustu pati simptoma të çuditshme, iu bë lëkura gri nga Koronavirusi'

'Rustu pati simptoma të çuditshme, iu bë lëkura gri nga Koronavirusi'

12:23, 01/04/2020

Para disa ditësh në grackën e COVID-19, ra edhe ish-portieri i Turqisë, Rustu Recber. 

"Gardiani", i cili erdhi edhe në Shqipëri me rastin e miqësores së veteranëve, e që në të kaluarën ka qenë pjesë e Barcelonës, tashmë është duke luftuar për jetën. 

COVID-19 është shfaqur në një formë të agravuar në këtë rast, ndërsa bashkëshortja Isil ka treguar edhe simptomat e para, teksa thekson se në një moment lëkura e Rustu ka marrë ngjyrën gri.

“72 orët e fundit kanë qenë shumë të vështira, dhe shpresoj se tashmë në vazhdim do të ketë përmirësim. Kapja e hershme e kësaj sëmundje është e rëndësishme. Virusi nuk qëndron në fyt apo në hundë. Ai lëviz shpejt dhe gjen banim në mushkëri, ku shumohet dhe fillon pneumonia. 72 orët e para janë shumë kritike. Rustu ka pasur ethe për disa ditë.

Simptoma të çuditshme që nuk janë shfaqur më parë. Ai ishte i pafuqishëm, ishte i lodhur dhe kishte mungesë të urisë. 

Ndërkohë, lëkura e tij mori ngjyrë gri, ashtu si dhe buzët e tij. Ai merrte frymë shpesh dhe me vështirësi. Kishte një pulsim të parregullt, si dhe kollë të vazhdueshme”, tha bashkëshortja e Rustu. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Edlir Rameta01/04/2020 13:28

Rustu eshte i semur kronike,diabetik,probleme me veshkat dhe mushkrite.

Shto koment

Denonco