Ish-presidenti i Marsejës vdiq nga Koronavirusi, Lorik Cana shkruan mesazhin ngushëllues

Ish-presidenti i Marsejës vdiq nga Koronavirusi, Lorik Cana shkruan mesazhin ngushëllues

11:58, 01/04/2020

Ish-presidenti i Marsejës, Pape Diouf, u nda nga jeta ditën e djeshme, në moshën 68-vjeçare, pasi u infektua me Koronavirus. 

Një lajm i trashtë, që në Francë u cilësua si një humbje e madhe për botën e sportit.

Diouf ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në futbollin francez, duke investuar prej shumë vitesh. 

Të shumta kanë qenë mesazhet ngushëlluese për këtë ndarje të parakohshme nga jeta të ish-presidentit të Marsejës.

Një lidhje të drejtpërdrejt me presidentin të ka pasur edhe ish-kapiteni legjendar i Kombëtares, Lorik Cana, i cili ka bashkëpunuar me të në kohën kur aktivizohej për Marsejën dhe pas marrjes së lajmit ka shprehur trishtimin e tij me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke shkruar:

“Me një trishtim të madh morëm vesh lajmin për ndarjen nga jeta të Pape. Një ditë e trishtuar për të gjithë familjen e Marsejës. I nderuar të isha miku, lojtari e kapiteni juaj. Pusho në paqe president”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco