Finalja e Championsit pa tifozë? UEFA merr sot vendimin

Finalja e Championsit pa tifozë? UEFA merr sot vendimin

11:26, 01/04/2020

Thuajse i gjithë futbolli në Europë është pezulluar për shkak të pandemisë së Koronavirusit dhe pasiguria do të vazhdojë edhe kur do të rifillojë edicioni.

Të shumta kanë qenë pikëpyetjet përsa i përket fateve të sezoneve futbollistike të lëna përgjysmë, por për shkak të situatës së jashtëzakonshme, gjasat janë të shumta që të shohim një finale të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Europës të luhen pa tifozë, raporton prestigjiozia  “The Independent”.

Vendimi pritet të zyrtarizohet pas pak nga UEFA, e cila sot mban video-konferencë me 55 anëtarët e shoqatës së futbollit.

Organi më i lartë i futbollit në Europë, duket i bindur për ta përmbyllur këtë sezon me çfarëdo kosto ekonomike që mund të ketë.  

Duket se të gjitha palët janë të pajtimit që ky edicion të mbyllet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco