FIFA ka një 'Plan Marshall' për të shpëtuar futbollin

FIFA ka një 'Plan Marshall' për të shpëtuar futbollin

10:13, 01/04/2020

Ndërsa pandemia e Koronavirusit ka gjunjëzuar të gjithë botën, FIFA po mendon për planin e bujshëm që pritet  të shpëtojë futbollin. 
Ky institucion po studion mundësinë e zbatimit të një “Plani Marshall” për të ndihmuar ekonomikisht klubet që janë detyruar të ndërpresin aktivitetin, për të shmangur kështu sadopak, një krizë të thellë ekonomike, e cila mund të ishte fatale për shumë klube. 

FIFA është duke punuar mbi mundësinë e ofrimit të ndihmës për komunitetin e futbollit në të gjithë botën, pasi të ketë bërë një vlerësim global të ndikimit financiar që do të ketë kjo pandemi në futboll.

Sipas buxhetit të fundit, arkat e FIFA-s do të kishin 2.4 miliardë euro të gatshme për përdorim urgjent. 

Pasi ka analizuar situatën, FIFA duket se ka vendosur të dëgjojë ankesat që vijnë nga shumë pjesë të botës së futbollit, si nga klubet, ashtu edhe nga lojtarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco