I premtohet rritje page, Interi gati të rinovojë me Brozovic

I premtohet rritje page, Interi gati të rinovojë me Brozovic

23:15, 31/03/2020

Mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic, duket se do ta vazhdojë karrierën te Nerazzurrët.

Sipas “Calciomercato”, futbollisti kroat ka disa oferta nga klubet europiane, megjithatë gjasat janë të mëdha që të mbetet në “Giuseppe Meazza”.

Ai do të takohet me hierarkinë e klubit në të ardhmen, ndërsa pritet që drejtorët t’i bëjnë ofertë për kontratë të re sigurisht me përmirësim page.

27-vjeçari është pjesë e Interit nga viti 2015 kur u transferua nga Dinamo e Zagrebit, fillimisht i huazim dhe pastaj klubi italian e bleu kartonin e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco