Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Man United ‘piketon’ mbrojtësin e Juventusit, Matthijs de Ligt

Man United ‘piketon’ mbrojtësin e Juventusit, Matthijs de Ligt

22:01, 31/03/2020

Manchester United është interesuar për të transferuar mbrojtësin e Juventusit, Matthijs de Ligt.

Sipas asaj që shkruan “Daily Mail”, "Djajtë e Kuq" po e vëzhgojnë me shumë kujdes situatën dhe në rast se “Zonja e Vjetër” do të të vendosë të shkurtojë shpenzimet (de Ligt është i dyti më i paguar, pas Ronaldos), do të hidhet në sulm për holandezin.

Sidoqoftë, “tulipani” nuk ka arritur të përshtatet si duhet gjatë sezonit të tij të parë dhe të vështirë në Serinë A. Ai e humbi vendin e titullarit, të cilin ia rrëmbeu Demiral, por lojtari turk u dëmtua në janar.

Talenti holandez ishte një nga emrat më të lakuar në merkaton e futbollistëve verën e kaluar, por në fund ai hodhi poshtë ofertat e shumë klubeve të mëdha, për t’iu bashkuar Juventusit, që shpenzoi plot 67.5 milionë stërlina për ta shkëputur nga Ajaxi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco