Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Skenari më i keq, ja skuadrat që shkojnë në Champions nëse anulohet Serie A

Skenari më i keq, ja skuadrat që shkojnë në Champions nëse anulohet Serie A

19:19, 31/03/2020

Italia është vendi më i prekur në Europë nga koronavirusi dhe kjo situatë ka shkaktuar kaos të vërtetë në futboll.

“Calciomercato” ka parashikuar skenarin më t keq nëse vendoset për të anuluar të gjitha garat sportive të këtij sezoni.

Në këtë rast, sezoni 2019/20 nuk do të ketë kampion por ajo që duhet të zgjidhet është fati i skuadrave që do të luajnë në Europë.

Sipas medieve italiane në sezonin e ardhshëm do të përfaqësojnë skuadrat që ishin këtë vit, Juventus, Napoli, Inter dhe Atalanta në Ligën e Kampionëve ndërsa Milan, Lazio dhe Roma në Europa League.

Padyshim skuadra më e dëmtuar në këtë skenar do të jetë Lazio që është duke kaluar një sezon fantastik.

Gjithashtu nuk do të ketë lëvizje as për skuadrat e fundit, ku edhe për një sezon do të qëndrojnë në ligën elitare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Balo Bna31/03/2020 20:50

Pse Lazio!?? Apo të ka thënë Igli Isa K...( Taria) kështu????

Shto koment

Denonco