Luhen ndeshje çdo 3 ditë/ La Liga cakton datën e fundit për të rinisur kampionatin

Luhen ndeshje çdo 3 ditë/ La Liga cakton datën e fundit për të rinisur kampionatin

18:33, 31/03/2020

Pas Italisë, Spanja është vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi dhe numri i vdekjeve kohët e fundit po rritet frikshëm.

Edhe pse nuk është radha për futboll, drejtuesit e La Ligas kanë vendosur një afat të fundit për rifillimin e kampionatit, normalisht nëse gjendja normalizohet deri atëherë.

Data e përzgjedhur nga presidenti i ligës spanjolle të futbollit si afat i fundit për të rinisur kampionati është 27 qershori, me ndeshjet që do të luhen çdo tri ditë.

Nëse nuk rifillohet kampionati deri në këtë datë, atëherë sezoni do të anulohet përfundimisht dhe nuk dihet nëse do të dorëzohet apo jo titulli kampion.

Për momentin La Liga kryesohet nga Barcelona, që ka dy pikë më shumë se Real Madridi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco