'Futbolli më mungon', flet Ngo: Më ka marrë shumë malli për...

'Futbolli më mungon', flet Ngo: Më ka marrë shumë malli për...

18:10, 31/03/2020

Ashtu si shumica e njerëzve në botë edhe futbollisti i  Tiranës, Michael Ngo është vetë-izoluar, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Një një prononcim për “SuperSport”, sulmuesi anglez u shpreh se një pezullim në këto momente nuk është diçka e mirë sidomos nga ana fizike.

Ngoo foli edhe për marrëdhëniet me trajnerin Egbo ndërsa zbuloi se cili është shoku i skuadrës që i mungon më shumë.

“Jam duke qëndruar në shtëpi. Është shumë stresuese, por kështu është dhe nuk kemi çfarë të bëjmë. Unë zgjohem, bëj dush luaj video-lojra. Mirë apo keq pezullimi i kampionatit në këtë moment? Është shumë e keqe. Sidomos nga ana fizike nuk është aspak diçka e mirë pezullimi në këtë moment. Më mungon futbolli, nga ana fizike nuk jam shumë mirë.Nga eksperienca që kam nuk e kam shumë problem anën psikologjike por është e vështirë për të rinjtë.

Image

Kam një marrëdhënie shumë të mirë me Egbonë. Ka situata që nuk kemi shkuar mirë me Memën, por me Egbonë ka më shumë unitet në grup dhe jemi shumë mirë. Nëse Tirana e fiton titullin do të harrohet gjithçka. Ndihem shumë i rëndësishëm kur ndihmoj ekipin. Më ka marrë shumë malli për Hasanin. Gjëja më e çmendur pas karantinimit? Do hidhem nga një avion dhe do them jam i lirë. Sterlingun do ta ftosh te Tirana nëse e fitoni titullin? Ai është shumë i zënë te City”, u shpreh Ngo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco