Messi zgjedh 15 futbollistët e talentuar që priten të jenë e ardhmja në futboll

Messi zgjedh 15 futbollistët e talentuar që priten të jenë e ardhmja në futboll

17:15, 31/03/2020

Lionel Messi është padyshim njëri ndër më të mirët në histori të futbollit.

Ylli argjentinas ka thyer rekordin me triumfin e 6 Topave të Artë, ndërsa deri tani ka shënuar 627 gola në 718 paraqitje me Blaugranasit.

Por, 32-vjeçari ishte i ftuar në një intervistë nga FIFA ku zgjedhur 15 talentët që sipas tij do të bëhen më të mirët në botë.

Messi me një fjali ka përshkruar 15 futbollistët:

Trent Alexander-Arnold – “Një mbrojtës i cili është mbresëlënës që ecën përpara në sulm, është e ardhmja”.

Christian Pulisic – “Ai ka ekuilibër dhe shkathtësi të madhe”.

Mason Mount – “Pasi e kam parë atë duke luajtur ai ka potencialin të jetë një nga më të mirët”.

Phil Foden – “Ai di të bëjë gjëra të mahnitshme në lojë. Ai ka një talent të madh.”

Jadon Sancho – “Aftësia e tij për të dribluar mbrojtësit është mbresëlënëse.”

Luka Jovic – “Një lojtar magjik që e bën të pamundurën, të mundshmen”.

Kai Havertz – “Lëvizjet e tij para golit janë aq mbresëlënëse për një lojtar kaq të ri”

Eder Militao – “Një talent fenomenal dhe një konkurrencë e ashpër”.

Ousmane Dembele – “Ritmi i tij është i frikshëm në stërvitje”.

Houssem Aouar – “Ai është gjithmonë i qetë me topin në këmbët e tij me një cilësi të shkëlqyer teknike”.

Frenkie de Jong – “Një nga pasuesit më të realizuar që kam parë ndonjëherë për moshën e tij”.

Joao Felix – “Një nga lojtarët më të ri dhe emocionues në botë tani”.

Kylian Mbappe – “Ai është kaq i shpejtë dhe ai mund të përfundojë rastet. Shumë i rrezikshëm”.

Joshua Kimmich – “Një mbrojtës shumë i talentuar i cili ofron kaq shumë asistime”.

Benjamin Pavard – “Një mbrojtës i stilit të lartë që mund të godasë një top aq mirë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco