Mesazhi i Guardiolës: Na mungon jeta e mëparshme

Mesazhi i Guardiolës: Na mungon jeta e mëparshme

15:30, 31/03/2020

Në këtë situatë kritike që ka përfshirë botën, mesazhet e personazheve me influencë, siç është dhe trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, janë të rëndësishëm e mbi të gjitha dhe përkrahës për mijëra persona që gjenden të izoluar.

Në një video të shpërndarë nga klubi i “citizens”, trajneri spanjoll përcolli mesazhin e tij në këto ditë të vështira, duke shprehur njëkohësisht dhe përkrahjen ndaj shkencëtarëve dhe mjekëve që po luftojnë çdo ditë në vijën e parë të frontit me Covid-19.

“Na mungon futbolli, na mungon jeta që kishim vetëm pak ditë më parë. Tani është koha për të dëgjuar dhe mbështetur shkencëtarët, mjekët dhe infermierët. Ju jeni familja ime dhe do të bëjmë gjithçka për t’ju ndihmuar. Do të kthehemi më të fortë dhe me disa kile më tepër. Qëndroni në shtëpi!”, tha Guardiola në mesazhin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco