Ajax ndërpret me lojtarin që qëndroi 3 vjet në koma

Ajax ndërpret me lojtarin që qëndroi 3 vjet në koma

15:13, 31/03/2020

Pas thuajse 3 vitesh në koma, mesfushori 23-vjeçar i Ajaxit, Abdelhak Nouri, u përmend pak ditë më parë, ashtu siç njoftoi për mediat vëllai i tij, që gjithsesi konfirmoi se gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë dhe se futbollisti ka humbje të kujtesës.

Shkak u bë një atak kardiak gjatë një ndeshjeje miqësore ndaj Werder Bremenit, ndërsa ditën e sotme mediat holandeze njoftuar se klubi i Ajaxit ka vendosur të ndërpresë kontratën më futbollistin, e cila ishte e vlefshme deri në qershor të këtij viti.

Drejtuesit e klubit nga Amsterdami kanë njoftuar se nuk do të rinovohet më kontrata me Nouri, duke qenë se momentalisht duket e pamundur një rikthim i tij në futbollin aktiv, ndaj po mendojnë të gjejnë forma të tjera për të ndihmuar në rrugën e gjatë të rikuperimit të djaloshit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco