Po lufton me Koronavirusin, rëndohet gjendja e ish-portierit të Kombëtares turke

Po lufton me Koronavirusin, rëndohet gjendja e ish-portierit të Kombëtares turke

14:33, 31/03/2020

Ish-portieri i Barcelonës dhe Kombëtares turke, Rustu Recber, është një nga shtetasit turq të prekur nga Koronavirusi dhe dyshohet se u infektua pas një udhëtimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej ku ishte kthyer vetëm pak ditë më parë.

Megjithatë momentalisht ish-portieri që u nominua edhe për t’u shpallur më i miri në botë në rolin e tij në vitin 2003, ka pasur përkeqësim të gjendjes shëndetësore dhe është shtruar në një nga spitalet turke, ku po merr trajtim të specializuar.

Nga spitalet turke konfirmojnë se gjendja e Rustu është e rëndë dhe po monitorohet vazhdimisht nga mjekët, ndërsa të gjithë po ndjekin me shqetësim zhvillimet e ecurinë shëndetësore të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco